Aktualitet

Ndezën zjarr në tokat e tyre, u dogjën ullishte dhe pyll, 2 të arrestuar në Berat e Elbasan

Policia informon se në pranga ka përfunduar një person në Elbasan ndërsa një tjetër në Berat.

1 Gusht 2022, 10:03 Nga A.B
Ndezën zjarr në tokat e tyre, u dogjën ullishte dhe pyll, 2
Policia

BERAT- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë ndezur zjarr e për pasojë janë djegur pemë e sipërfaqe bimore. Policia informon se në pranga kanë përfunduar një person në Elbasan ndërsa një tjetër në Berat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Është arrestuar 62 vjeçari me inicialet S. Xh., banues në Uznovë, Berat, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore dhe ullinj, në pronësi të shtetasve I. D. dhe Xh. H.

 

zjarrevenie e qellimshme

Sondazh

Poll