Aktualitet

FOTO- Dhunoi për vdekje mësuesin në Tiranë, ky është autori, emër i njohur për policinë

Staka, 56-vjeç, me profesion mësues, i lindur në Laç dhe banues prej një muaji në Tiranë, i cili ka jetuar më parë në Belgjikë, kritikoi autorin për konfliktin që po bënte me një grua. 

1 Gusht 2022, 12:49 Nga A.B
FOTO- Dhunoi për vdekje mësuesin në Tiranë, ky
Alban Meneri

TIRANË- Ky është Alban Meneri, autori i cili dhunoi për vdekje fqinjin e tij, Nikolin Stakaën. Konflikti mes tyre nisi për shkak të debatit që autori po kryente me një grua poshtë pallatit për shkak të parkimit. 

Staka, 56-vjeç, me profesion mësues, i lindur në Laç dhe banues prej një muaji në Tiranë, i cili ka jetuar më parë në Belgjikë, kritikoi autorin për konfliktin që po bënte me një grua. Meneri është ndjerë i bezdisur dhe i ofenduar nga kjo kritikë dhe i ka kërkuar Stakës që të zbresë poshtë në mënyrë që të sqarohen. Pasi Staka ka zbritur poshtë, Meneri e ka qëlluar me grushte në kokë, gjymtyrë e qafë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 56-vjeçari dyshohet se ka gjetur vdekjen brenda në banesën e tij nga hemorragjia.

Konflikti ka ndodhur më datë 30, por trupi i  pajetë u gjet në banesë më datë 31. Policia ka deklaruar që Meneri është problematik dhe ka pasur edhe raste të tjera kur është përfshirë në konflikte të dhunshme.

alban meneri vritet nikolin staka

Sondazh

Poll