Aktualitet

VRASJA nga fqinji në Tiranë, zbulohet emri i autorit dhe viktimës

Dosja.al mëson se viktima është Nikolin Staka ndërsa autori Alban Meneri. 

1 Gusht 2022, 11:59 Nga A.B
VRASJA nga fqinji në Tiranë, zbulohet emri i autorit dhe viktimës
Policia

TIRANË- Janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë në konflikt në Tiranë, i cili u përshkallëzua deri në vrasjen e njërit prej tyre. Dosja.al mëson se viktima është Nikolin Staka ndërsa autori Alban Meneri. 

Konflikti mes tyre nisi mbrëmjen e së shtunës në banesën e Menerit. Ishte ky i fundit i cili dhunoi Stakën e më pas e goditi me grusht në fyt. Kjo goditje ka qënë fatale për viktimën i cili ka shkuar në banesë me hemorragji, aty ku humbi jetën. Policia ka vënë në pranga autorin ndërkohë që ka nisur punën për të hetuar ngjarjen e plotë. 

vrasje ne tirane nikolin staka alban meneri vritet nikolin staka

Sondazh

Poll