Aktualitet

Babë e bir dhunojnë 3 persona në Dhërmi, vihen në pranga

Ngjarja ka ndodhur në Dhërmi, e për motive të dobëta ata kanë dëmtuar me sende të forta dhe grushta tre personat.

1 Gusht 2022, 11:33 Nga A.B
Babë e bir dhunojnë 3 persona në Dhërmi, vihen në
Policia

TIRANË- Babë e bir janë arrestuar nga policia pasi kanë dhunuar tre persona. Ngjarja ka ndodhur në Dhërmi, e për motive të dobëta ata kanë dëmtuar me sende të forta dhe grushta tre personat. Këta të fundit ndodhen në Tiranë duke marrë mjekim. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rrahën 3 persona në Dhërmi, shpallen në kërkim babë e bir Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. K., 57 vjeç dhe K. K., 30 vjeç (babë e bir), pasi dyshohet se, në Dhërmi, kanë dëmtuar me sende të forta dhe grushte, për motive të dobëta, shtetasit N. L., 31 vjeç, G. D., 40 vjeç dhe O. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 28 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe nuk ka kallëzuar ngjarjen. Punohet për kapjen e autorëve.

arrestim ne dhermi arrestim

Sondazh

Poll