Bota

Situata në veri të Kosovës, Petkoviç- Kurtit: Je ti fajtor për tensionet, bëre lëvizjet e mirëmenduara

Albin Kurti i bëri lëvizjet e mirëmenduara dhe për këtë i referohet vendosjes së reciprocitetit të mjeteve të identifikimit dhe targave për të provokuar Serbinë.

31 Korrik 2022, 22:36 Nga k.m.
Situata në veri të Kosovës, Petkoviç- Kurtit: Je ti fajtor
Peter Petkoviç

BEOGRAD- Drejtori serb i Zyrës për Kosovën, Peter Petkoviç i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit duke thënë se është i vetmi fajtor për tensionet në Veri të Kosovës. Sipas tij, Kurti i bëri lëvizjet e mirëmenduara dhe për këtë i referohet vendosjes së reciprocitetit të mjeteve të identifikimit dhe targave për të provokuar Serbinë. E po ashtu, pretendon se vendi i tij kishte dërguar vetëm mesazhe paqeje sot. 

“Kurti i pamatur e dinte mirë se lëvizjet e tij të njëanshme dhe të paligjshme mund të kishin pasoja të mëdha për paqen dhe stabilitetin dhe mund të çonin në një krizë me pasoja të pallogaritshme. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç bën thirrje për paqe dhe stabilitet çdo ditë dhe përmend dialogun si të vetmin mekanizëm për normalizimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura. Mesazhi i vetëm i dërguar sot nga Beogradi, është paqja dhe nevoja për të respektuar Marrëveshjen e Brukselit dhe formimin urgjent të Unionit të Komunave Serbe,”-është shprehur ai në kundërreagim.

Tensionet kanë nisur pasi që nga 1 gushti, qytetarët që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Por nuk pranon të kundërtën.

tensione per reciproritetin peter petkoviç

Sondazh

Poll