Bota

VIDEO/ Mjafton një gomë, ushtari ukrainas shpërthen minën me idenë gjeniale

Sipas Human Rights Watch, mijëra mina tokësore ruse janë vendosur në Kiev, Kharkiv dhe rajonet lindore Donetsk dhe Sumy nga ana e ushtrisë së Vladimir Putin, të cilat rrezikojnë edhe jetën e civilëve.

31 Korrik 2022, 21:51 Nga e.k
VIDEO/ Mjafton një gomë, ushtari ukrainas shpërthen minën me
Momenti kur ushtari ukrainas shpërthen minën duke përdorur një gomë

UKRAINË- Ky është momenti i rrezikshëm kur një ushtar ukrainas gjen një mënyrë të zgjuar për të shpërthyer një minë tokësore ruse, shkruan Daily Mail.

Një video e postuar në kanalin Telegram “Face of War”, ushtari i Kievit shihet teksa hedh një gomë makine drejt bombës nga vetëm disa metra larg. Pasi shpërtheu me sukses bombën e cila e shpërbën gomën në ajër, ai shihet duke fërkuar duart si për të thënë: “një punë e kryer me sukses”.

Sipas Human Rights Watch, mijëra mina tokësore ruse janë vendosur në Kiev, Kharkiv dhe rajonet lindore Donetsk dhe Sumy nga ana e ushtrisë së Vladimir Putin, të cilat rrezikojnë edhe jetën e civilëve.

ukraine

Sondazh

Poll