Bota

Konfliktet në veri të Kosovës, gazetari i WP: Kërcënimi u paralajmërua nga Osmani

Me anë të një postimi në twiter ai shkruan se e ka intervistuar presidenten e Kosovës, disa ditë më parë dhe ajo i kiushte shprehur shqetësimin se Rusia, nëpërmjet Serbisë, provokon konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor.

31 Korrik 2022, 22:05 Nga e.k
Konfliktet në veri të Kosovës, gazetari i WP: Kërcënimi
Vjosa Osmani

KOSOVË-  Gazetari i Washington Post, Ishaan Tharoor, ka thënë se e ka intervistuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kishte thënë se “Rusia përmes Serbisë e kërcënon Kosovën”. Me anë të një postimi në twiter ai shkruan se e ka intervistuar presidenten e Kosovës, disa ditë më parë dhe ajo i kiushte shprehur shqetësimin se Rusia, nëpërmjet Serbisë, provokon konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor.

“Unë e intervistova presidenten e Kosovës disa ditë më parë dhe ajo paralajmëroi për kërcënimin e Rusisë, nëpërmjet Serbisë, duke provokuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor. Dhe ja ku jemi…”, ka shkruar ai në Twitter, referuar ngjarjeve në Veriun e Kosovë.

Këtë Tharoor e tha duke shpërndarë fjalët e Francis Scarr, gazetarit të BBC, i cili shkroi për paralajmërime nga Beogradi për nisjen e “një operacioni ushtarak sonte”.

vjosa osmani

Sondazh

Poll