Bota

VIDEO/ Tensione në veri të Kosovës, raportohet për të shtëna

KFOR-i ka dalë në terren për të vëzhguar situatën ndërsa në komunat në veri është ndezur një alarm që bën thirrje për mbledhje të qytetarëve.

31 Korrik 2022, 20:35 Nga e.k
VIDEO/ Tensione në veri të Kosovës, raportohet për të
Serbët bllokojnë rrugën në veri të Kosovës

KOSOVË- Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të vendosë reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe ka tensionuar situatën në veri të vendit. Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.

KFOR-i ka dalë në terren për të vëzhguar situatën ndërsa në komunat në veri është ndezur një alarm që bën thirrje për mbledhje të qytetarëve.

Përdoruesit në rrjetin social Twitter kanë publikuar pamje të reja nga situata atje ku dëgjohet sirena e alarmit, ndërsa disa thonë se ka edhe gjuajtje me armë.

kosove

Sondazh

Poll