Bota

Ish-kryekomunari i Mitrovicës: Bandat serbe rrahën një familje nga Kosova dhe i vodhën makinën

Agim Bahtiri u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të kontribuojnë për qetësimin e situatës dhe të mos u bashkohen bandave kriminale.

31 Korrik 2022, 22:34 Nga k.m.
Ish-kryekomunari i Mitrovicës: Bandat serbe rrahën një familje
Agim Bahtiri

KOSOVË- Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka deklaruar se bandat serbe kanë rrahur një familje nga diaspora dhe iu kanë vjedhur makinën në Veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Bahtiri u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të kontribuojnë për qetësimin e situatës dhe të mos u bashkohen bandave kriminale.

“Pjesëtarë të këtyre grupeve serbe me maska kanë ndaluar një familjare kosovare që po shkonte në Zvicër, duke i rrahur edhe duke ua marrë veturën. Këta qytetarë po kurohen në spitalin e Mitrovicës, të cilët sapo i vizitova dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile,”- shkruan Bahtiri.

POSTIMI I PLOTË:

Tensionet kanë nisur pasi që nga 1 gushti, qytetarët që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Por nuk pranon të kundërtën.

agim bahtiri tensione per reciproritetin

Sondazh

Poll