Bota

VIDEO/ Bllokimi i rrugëve, radhë të gjata mjetesh, çfarë po ndodh në veri të Kosovës

Serbët kanë vendosur barrikada në qytetet Zupça dhe Rudare, afër Zveçanit, në shenjë pakënaqësie ndaj masave të reciprocitetit të autoriteteve kosovare për kartat e identitetit dhe targat e Serbisë, të cilat hyjnë në fuqi në mesnatë.

31 Korrik 2022, 20:43 Nga e.k
VIDEO/ Bllokimi i rrugëve, radhë të gjata mjetesh,
Pamje nga rruga e bllokuar

KOSOVË- Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të vendosë reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe ka tensionuar situatën në veri të vendit. Qytetarët bllokuan vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak.

Në vendkalimin Jarinje, policia nuk lejon askënd të kalojë pikëkalimin administrativ në asnjërën anë, njofton Kosova Online. E njëjta situatë është edhe në vendkalimin në Bërnjak.

Serbët kanë vendosur barrikada në qytetet Zupça dhe Rudare, afër Zveçanit, në shenjë pakënaqësie ndaj masave të reciprocitetit të autoriteteve kosovare për kartat e identitetit dhe targat e Serbisë, të cilat hyjnë në fuqi në mesnatë.

kosove

Sondazh

Poll