Bota

Tensionet në Veri/ Eurodeputeti alarmon: Serbia e nxitur nga Rusia mund ta sulmojë Kosovën

Riho Terras tha se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian duhet të qëndrojnë të fortë. 

31 Korrik 2022, 22:29 Nga k.m.
Tensionet në Veri/ Eurodeputeti alarmon: Serbia e nxitur nga Rusia mund ta
Riho Terras

BRUKSEL - Eurodeputeti Riho Terras ka shprehur shqetësimin se Serbia mund ta sulmojë Kosovën, duke u frymëzuar nga Rusia dhe presidenti Vladimir Putin. Ai tha se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian duhet të qëndrojnë të fortë. 

Tensionet në Veri/ Eurodeputeti alarmon: Serbia e nxitur nga Rusia mund ta

“Raportimet nga Kosova janë shumë shqetësuese. Përfaqësuesja e Putlers (bahskimi i emrave Putin dhe Hitler) Serbia po mëson nga vëllai i madh dhe mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në NATO dhe Komitetin për punë të Jashtme në Parlamentin Europian,”- ka shkruar Terras në Twitter.

Tensionet kanë nisur pasi që nga 1 gushti, qytetarët që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Por nuk pranon të kundërtën.

riho terras tensione per reciproritetin

Sondazh

Poll