Bota

FOTO/ Sulm brutal, po xhironin një videoklip, 8 modele përdhunohen nga 17 burra të armatosur

Ato u përpoqën të iknin, por u ndaluan nga breshëri të shtënash në ajër. Banda mori telefonat e tyre celularë, bizhuteritë, çantat, paratë dhe pajisjet e xhirimit përpara se t'i përdhunonin 10 herë secili.

31 Korrik 2022, 19:17 Nga e.k
FOTO/ Sulm brutal, po xhironin një videoklip, 8 modele përdhunohen nga
Momenti i arrestimit nga Policia

AFRIKA E JUGUT- 8 modele janë përdhunuar në grup gjatë xhirimit të një videoje muzikore pasi 17 burra me kapuçë u shfaqën papritur në shesh duke qëlluar në ajër. Grupi i vajzave ishte duke filmuar një video muzikore ungjillore në një minierë të braktisur në provincën Gauteng të Afrikës së Jugut, shkruan The Sun.

Ato u përpoqën të iknin, por u ndaluan nga breshëri të shtënash në ajër. Banda mori telefonat e tyre celularë, bizhuteritë, çantat, paratë dhe pajisjet e xhirimit përpara se t'i përdhunonin 10 herë secili.

FOTO/ Sulm brutal, po xhironin një videoklip, 8 modele përdhunohen nga

Viktimat u përdhunuan 32 herë në total përpara se të arrinte policia e Afrikës së Jugut.

Policët nisën një përleshje me armë që vrau 2 nga autorët dhe plagosi 1 tjetër. Pas shkëmbimit të zjarrit u arrestuan 65 persona që gërmonin pa leje në minierën e braktisur. Modelet kishin ardhur nga Johanesburgu dhe ishin punësuar vetëm për një ditë. Policët gjetën armë zjarri pa leje, eksplozivë dhe sende që u përkisnin autorëve.

17 persona janë në arrati, megjithëse ministri i brendshëm Bheki Cele tha se 3 të dyshuar janë arrestuar. 

afrika e jugut

Sondazh

Poll