Bota

U kërcënua nga persona që janë kundër vaksinës anti-COVID, mjekja e njohur i jep fund jetës

Trupi i Lisa-Maria Kellermayr, e cila shpesh citohej në media për pandeminë dhe rëndësinë e vaksinave, u gjet në zyrën e saj në veri të Austrisë të premten.

31 Korrik 2022, 18:31 Nga k.m.
U kërcënua nga persona që janë kundër vaksinës
Dr. Lisa-Maria Kellermayr

AUSTRI- Një mjeke austriake, e cila ishte në shënjestër të antivaksistëve për deklaratat e saj publike në favor të vaksinave kundër Covid-19, ka kryer vetëvrasje. Trupi i Lisa-Maria Kellermayr, e cila shpesh citohej në media për pandeminë dhe rëndësinë e vaksinave, u gjet në zyrën e saj në veri të Austrisë të premten.

Zyrtarët thanë se ajo la një shënim vetëvrasjeje, por nuk e zbuluan përmbajtjen e tij. Kelllmayr kishte qenë objektiv i kërcënimeve me vdekje nga aktivistët kundër vaksinimit.

Muajin e kaluar, Austria hoqi dorë nga një plan i diskutueshëm për t'i bërë të detyrueshme vaksinat kundër COVID-19 për të gjithë të rriturit. Vendimi për të tërhequr detyrimin erdhi pas muajsh protestash mbi bllokimet dhe vaksinimet e detyrueshme në vend./NYPost

lisa-maria kellermayr

Sondazh

Poll