Bota

Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës, deputeti serb bën thirrje për luftë

Me anë të një postimi në twitter, Vladimir Gjukanoviç, një deputet në Asamblenë Kombëtare të Serbisë nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, shkruan se ai beson se Serbia mund të detyrohet të përfshihet në “denazifikimin” e Ballkanit.

31 Korrik 2022, 19:55 Nga e.k
Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës,
Vladimir Gjukanoviç,

SERBI- Marrëveshja e reciprocitetit për njohjen e targave e cila do të sjellë njohjen e targave, që hyn në fuqi në 1 gusht (këtë të hënë), ka bërë që situata në veri të Kosovës të përshkallëzohet, pasi serbët nuk bien dakord. 

Me anë të një postimi në twitter, Vladimir Gjukanoviç, një deputet në Asamblenë Kombëtare të Serbisë nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, shkruan se ai beson se Serbia mund të detyrohet të përfshihet në “denazifikimin” e Ballkanit.

“Më duket se Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit. Do të doja të gaboja”, ka shkruar Gjukanoviç.

vladimir gjukanoviç

Sondazh

Poll