Bota

Përfundon takimi në Rashkë, Petkoviq imponon Asociacionin si kërkesë të serbëve

Prej të hënës, në Kosovë, shtetasit serbë që prezantojnë në kufi dokumente identifikuese të lëshuara nga Serbia, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”.

31 Korrik 2022, 19:37 Nga e.k
Përfundon takimi në Rashkë, Petkoviq  imponon Asociacionin si
Petar Petkoviq

KOSOVË- Ka përfunduar takimi i thirrur nga drejtuesi i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviq me liderët politikë serbë në Kosovë. 

Ai u shpreh se ka qenë “diskutim i gjatë dhe i vështirë” ai i mbajtur në Rashkë të Serbisë. Ai ka përmendur zbatimin e marrëveshjes për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke pretenduar se Asociacioni do të normalizonte raportet Kosovë – Serbi.

“Kam dëgjuar nga të gjithë përfaqësuesit e serbëve sot se duan të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe. Nëse do të kishim sot ASK, nuk do të kishte ndodhur gjithçka që po ndodh sot”, ka thënë Petkoviq, raporton media serbe “Novosti”.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga 1 gushti do të hyjë në fuqi vendimi për reciprocitet me Serbinë, për cështjen e njohjes së dokumenteve.

Prej të hënës, në Kosovë, shtetasit serbë që prezantojnë në kufi dokumente identifikuese të lëshuara nga Serbia, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”. Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikatkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.

Ndërkohë në veri ka nisur bllokimi i rrugëve me kamionë.

kosove serbi petar petkoviq

Sondazh

Poll