Bota

Reciprocitetit, Haradinaj apel qytetarëve serbë në veri të Kosovës: Ruani qetësinë, vetëpërmbahuni!

Ramush Haradinaj u bën thirrje qytetarëve serb që jetojnë në veri të Kosovës që të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë.

31 Korrik 2022, 20:31 Nga k.m.
Reciprocitetit, Haradinaj apel qytetarëve serbë në veri të
Ramush Haradinaj

PRISHTINË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të qetë. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se vendosja e reciprocitetit me Serbinë është e drejtë dhe e ligjshme duke u bazuar në ligjet vendore dhe ato ndërkombëtare. Ai u bën thirrje qytetarëve serb që jetojnë në veri të Kosovës që të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë.

"Të dashur qytetarë të Kosovës, Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare. Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm. Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin,"-tha Haradinaj.

ramush haradinaj

Sondazh

Poll