Sport

Forma e dobët e Haaland dhe rasti i humbur me portën bosh, Guardiola komenton takimin me Liverpool: Ai është...

Trofeun e parë sezonal në futbollin elitar anglez e fiton Liverpool. Në përplasjen mes gjigantësh në “King Power Stadium”, në finalen e Community Shild “The Reds” mposhtën 3-1 Manchester City-n

31 Korrik 2022, 18:10 Nga DOSJA
Forma e dobët e Haaland dhe rasti i humbur me portën bosh, Guardiola
Pep Guardiola

ANGLI- Trofeun e parë sezonal në futbollin elitar anglez e fiton Liverpool. Në përplasjen mes gjigantësh në “King Power Stadium”, në finalen e Community Shild “The Reds” mposhtën 3-1 Manchester City-n, rivalin e madh që u rrëmbeu titullin e Premier League-s vetëm në javën e fundit.

Problemi më i madh për ekipin e Guardiolës ishte forma e dobët që tregoi sulmuesi kryesor Erling Haaland, por edhe një rast flagrant që norvegjezi humbi. Tekniku spanjoll siguroi: " Ai është i fortë dhe ka kualitetet të jashtëzakonshëm. E humbi atë rast, por jam i sigurt se herën tjetër do të shënojë. Çfarë problemi ka? Ka ndodhur. Është futboll." Përfundoi Pep Guardiola.

E.Ç (Dosja.al)

guardiola manchester city

Sondazh

Poll