Sport

‘Shakaja’ e fundit në botën e futbollit: Dani Olmo provokon, Lucas Hernández gabon!...

Ndodhi gjatë ndeshjes së Superkupës së Gjermanisë, Bayern Munich-RB Leipzig

31 Korrik 2022, 16:10 Nga DOSJA

‘Shakaja’ e fundit në botën e futbollit: Dani Olmo

GJERMANI - Gjatë Superkupës së Gjermanisë të luajtur ndërmjet Bayern Munich dhe RB Leipzig, Dani Olmo përfitoi një faull nga një gabim i Lucas Hernández. Sulmuesi spanjol i Leipzigut la një top në vijën e gëlqeres së fushës... por pa i dalë fare topi jashtë. 

Lojtari i bavarezëve Lucas Hernández, i pakujdesshëm e mori topin me duar dhe kërkoi ta rivinte topin në lojën. Gjyqtari i linjës ishte vigjilent, vuri në dukje shkeljen, duke sinjalizuar kryesorin për gabimin. Në rrjetet sociale, tashmë shumë po tregojnë episodin për ‘shakanë’ e fundit të futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll