Sport

Videoja e Real Madrid bëhet virale, momenti kur spanjollët poshtërojnë Juventusin me mbajtjen e topit

Humbja e Juventusit ndaj Real Madrid në ndeshjen miqësore që mbylli turneun amerikan të bardhezinjve, vuri në pah disa mangësi në skuadrën e Massimiliano Allegrit.

31 Korrik 2022, 17:10 Nga DOSJA

Videoja e Real Madrid bëhet virale, momenti kur spanjollët

SHBA- Humbja e Juventusit ndaj Real Madrid në ndeshjen miqësore që mbylli turneun amerikan të bardhezinjve, vuri në pah disa mangësi në skuadrën e Massimiliano Allegrit. Trajnerit iu desh të përballej me dëmtimin e Paul Pogba, i cili ndryshoi tërësisht planet e tij dhe gjithashtu ato të "Zonjës së Vjetër" në merkato.

Ajo që ndodhi në Pasadena dhjetë minuta nga fundi është në fakt e pabesueshme dhe nënvizon nevojën që Juventusi të ndërhyjë urgjentisht në merkato. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shfaqet një moment i ndeshjes në të cilin Real Madrid tallet me disa lojtarë të Juventusit, veçanërisht me të rinjtë, të cilët hynë në pjesën e dytë dhe kur ndeshja tashmë kishte përfunduar. Spanjollët organizojnë një lojë poshtëruese për një ekip prestigjioz si Juventusi, i cili nxjerr në pah boshllëqet e mëdha në klubin bardhezi.

Real Madrid ruan topin për një minutë e 15 sekonda. Juventus e rikuperon topin por pas vetëm 4 sekondash e humb sërish. Imazhi emblematik përfaqësohet nga gjesti i Rovelës i cili ngre krahët në shenjë dorëzimi.

Një imazh zhgënjyes si nga ana e Realit, kur ata e bëjnë atë posedim të vazhdueshëm të topit duke dhënë ndjenjën e epërsisë, dhe krahasuar me Juventusin që aspiron atë nivel, por që tani duket se është aspak larg asaj situate.

E.Ç (Dosja.al)

juventus real madrid

Sondazh

Poll