Sport

VIDEO/ Popp, shaka në konferencën për shtyp para finales: “Tani jam Aleksandri”!

Kapitenia i skuadrës gjermane, që pasditen e sotme do të zhvillojë finalen e Europianit ndaj Anglisë, i ka bërë të gjithë të qeshin me një shaka...

31 Korrik 2022, 11:48 Nga DOSJA

VIDEO/ Popp, shaka në konferencën për shtyp para finales:

ANGLI - Alexandra Popp është pa dyshim liderja dhe kapitenia e skuadrës gjermane të futbollit të femrave dhe njëkohësisht një nga protagonistet e këtij kampionati europian.  Ajo ka vërtet karizëm dhe kjo u bë e qartë edhe dje gjatë konferencës për shtyp para finales së Angli-Gjermani, që do të luajnë këtë pasdite në Wembley (18:00).

Popp, e cila ditë më parë kishte dëgjuar dhe lexuar në shtypin gjerman se ajo mund të luante në mënyrë perfekte edhe në ekipin gjerman të meshkujve, u shfaq me një maskë në dhomën e shtypit para gazetarëve dhe menjëherë, pasi u ul, e hoqi atë duke treguar një mustaqe false:

"Desha të bëja pak shaka me gjithçka që ndodhi në rrjetet sociale dhe shtypin. Tani jam 'Aleksandri'",- tha Popp duke thelluar zërin e tij si burrë dhe duke shkaktuar një të qeshur të përgjithshme në sallë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll