Sport

Laçi, premtuan revolucion në skuadër, i pari që e pëson është Shpëtim Duro me dy lojtarë

Disa ditë më parë klubi i Laçit në rrjetet sociale deklaroi se do të bënte një revolucion, dhe në fakt revolucioni sapo ka nisur.

31 Korrik 2022, 18:00 Nga DOSJA

Laçi, premtuan revolucion në skuadër, i pari që e

KURBIN- Disa ditë më parë klubi i Laçit në rrjetet sociale deklaroi se do të bënte një revolucion, dhe në fakt revolucioni sapo ka nisur. Shpëtim Duro nuk është më trajneri i Laçit. Eliminimi nga moldavët e Petrocub në raundin e dytë të Conference League ka sjellë ndryshime te nënkampionët e Shqipërisë. Jo vetëm tekniku,

Dejan Zarubica dhe Renato Malota kanë mbyllur bashkëpunimet e tyre me Laçin.Aventura e dytë në stolin e Laçit zgjati rreth 4 muaj, saktësisht 115 ditë. Duro drejtoi ekipin në 15 ndeshje mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe Europës duke regjistruar 6 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje.

E.Ç (Dosja.al)

shpetim duro laci

Sondazh

Poll