Sport

CR7 kthehet si titullar te United, përballë tij shqiptari i kombëtares kuqezi, Ivan Balliu…

Portugezi debuton këtë parasezon në miqësoren mes “Djajve të Kuq” dhe spanjolëve të Rayo Vallecano

31 Korrik 2022, 18:04 Nga DOSJA

CR7 kthehet si titullar te United, përballë tij shqiptari i

ANGLI - Cristiano Ronaldo do të veshë sërish fanelën e Manchester United dhe këtë do ta bëjë si titullar në miqësoren kundër spanjolëve të Rayo Vallecanos. Portugezi nuk kishte marrë pjesë në asnjë takim të 'Djajve të Kuq' në këtë parasezon, duke shpresuar të zgjidhë të ardhmen e tij, por këtë të dielë ai do të vishet sërish fanelën e United, duke parë që telenovela e tij do të zgjasë.

CR7 është i vendosur të largohet nga klubi i ‘Old Trafford’ këtë verë për t'iu bashkuar një ekipi që do ta lejojë atë të luajë në Champions League këtë sezon. Megjithatë, opsionet që po shqyrtonte kapiteni dhe ylli portugez kanë rënë një nga një, ndaj largimi i tij nga United duket gjithnjë e më i vështirë.

Përballë Ronaldos, në radhët e Rayo Vallecanos luan mbrojtësi i djathtë i kombëtares kuqezi të Shqipërisë, Ivan Balliu, i cili me gjasa do të përballet drejtëpërdrejtë me sulmuesin portugez, i cili preferon të lëvizë ne krahun e majtë. Pjesa e pare e takimit është mbyllur 0-0.

CR7 kthehet si titullar te United, përballë tij shqiptari i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll