Sport

Çmenduria e Verstappen, nga i dhjeti në fituesin e garës, strategji e gabuar për Ferrarin

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Hungarisë. Në raundin e 13-të të kampionatit botëror të F1, piloti holandez e nisi i dhjeti dhe ia doli të parakalonte çdo kundërshtar.

31 Korrik 2022, 16:52 Nga DOSJA

Çmenduria e Verstappen, nga i dhjeti në fituesin e garës,

HUNGARI- Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Hungarisë. Në raundin e 13-të të kampionatit botëror të F1, piloti holandez e nisi i dhjeti dhe ia doli të parakalonte çdo kundërshtar. Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy pilotët e Mercedes Leëis Hamilton dhe George Russell.

Garë e hidhur për Charles Leclerc, i cili përfundoi i gjashti edhe për shkak të një strategjie të gabuar për të hyrë në pit-stop.Përpara pilotit, poshtë nga podiumi u rendit piloti tjetër i Ferrarit Carlos Sainz dhe Perez i Red Bull.

E.Ç (Dosja.al)

formula 1

Sondazh

Poll