Politike

Basha “kopjon” Berishën, publikon mesazhin e qytetarit: Rama është bërë keq, ka urdhëruar bllokimin e hetimeve për Pj

5 Gusht 2019, 19:36 Nga DOSJA
Basha “kopjon” Berishën, publikon mesazhin e qytetarit: Rama

TIRANË-Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë mesazhin e një qytetari lidhur me akuzat ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjerit. 

Sipas qytetarit, kryeministri Edi Rama është bërë keq pasi “zbulimit” të skandalit të Ndreut, i cili dyshohet se është arrestuar në Itali për drogë.

Madje qytetari shton se Rama ka dhënë urdhër që askush të mos hetojë mbi të shkuarën e kryebashkiakut.  

“Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën ti bllokojnë me çdo kusht hetimet. Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe ti niste për verifikim në Itali,”-shkruan qytetari.

Postimi i plotë:

Me postimin e mesazhit, Basha duket sikur ka kopjuar liderin e PD-së, Sali Berishën, i cili është i njohur për mesazhet e tij. (Shiko këtu)

Vetëm disa ditë më parë Partia Demokratike publikoi një letër që i kishte dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkonte të verifikohej pastërita e figurës së Pjetrit. PD shkruante se ka indicie që Pjetri ka qenë i dënuar në Itali.  Pjetri tha se është i hapur për të bërë çdo verifikim por jo me indicie publike. Nga Prokuroria nuk ka ende asnjë reagim. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per valdrin pjetrit edi rama lulzim basha valdrin pjetri akuzat e pd per valdrin pjetrit edi rama lulzim basha valdrin pjetri

Sondazh

Poll