Politike

“13 tetori”, LSI dhe PR kërkojnë të marrin pjesë në zgjedhje, dorëzojnë kërkesën në KQZ

5 Gusht 2019, 09:54 Nga DOSJA
“13 tetori”, LSI dhe PR kërkojnë të marrin pjesë

TIRANË- Në bazë të ligjit të zgjedhjeve, sot është afati i fundit për regjistrimin e partive në zgjedhje. Edhe pse KQZ, nuk ka marrë asnjë veprim për zgjedhjet e tetorit, partitë opozitare kërkojnë që të regjistorhen.

Pas kërkesës së tre aletëve të Lulzim Bashës për nisjen e procedurave të zgjedhejve dhe dështimit të mbledhjes së KQZ-së, LSI dhe PR kanë dorëzuar kërkesat për regjistrim.

Dy aleatët e Bashës, që më herët janë shprehur se do të marrin pjesë në zgjedhje duke respektuar dekretin e Presidentit sot kanë zyrtarizuar deklaratat e tyre.

Këto dy parti në limite të afateve kanë dorëzuar kërkesën e tyre dhe  kërkojnë që të vijojnë proceduart deri në zhvillimin e zgjedhjeve. Tashmë mbetet në dorë të KQZ nëse do të pranojë apo jo kërkesat e dy partive opozitare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni qendror i zgjedhjeve levizja socialiste per integrim partia republikane zgjedhjet e 13 tetorit komisioni qendror i zgjedhjeve levizja socialiste per integrim partia republikane zgjedhjet e 13 tetorit

Sondazh

Poll