Politike

‘Nga mendja ke ik’/ Rama dhe Zagani ‘sherr’ në Telegram, shkak fotoja e profilit, kryeministri: Mos u zgërdhi (FOTOT)

5 Gusht 2019, 16:17 Nga DOSJA
‘Nga mendja ke ik’/ Rama dhe Zagani ‘sherr’ në

TIRANË– Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani ka replikuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në platoformën “Telegram”. (Lexo këtu)

Disa ditë më parë, kreu i qeverisë dhe anëtarë të tjerë të kabinetit ju bashkuan rrjetit “Telegram”, njoftim i cili i shkoi çdo personi që ka numrin e Ramës.

E para gjë që i ka shkuar në sy Zaganit është fotoja e profilit të kryeministrit Rama, e cila është një karrige, gjysmë bronzi.

Por skulptura e ideuar dhe realizuar nga arkitekti i njohur Frank Tjepkema, i ka rënë në sy Zaganit, i cili nuk ka ndenjur pa e komentuar.

BISEDA MES ZAGANIT DHE RAMËN:

Dritan Zagani: Kjo foto e profilit shumë e bukur. Fiks tregon karakterin tëndë siç je.

Edi Rama: Mëso shqip, mëso shqip dhe mos u zgërdhi me broçkullat që të nxjerr kamarja e gojës.

Dritan Zagani: Hahaha..je i madh fare..nga trupi se me mendjen ke ik andej nga nuk kthehesh me…dhe ta mendosh se je KM…sa poshtë ka rënë ai vend me një gënjeshtar mashtrues si ti. E hoqr karrigen e thyer o karigethyeri ynë.

Postimi i plotë:

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dritan zagani edi rama edi rama ne telegram dritan zagani edi rama edi rama ne telegram

Sondazh

Poll