Politike

PD publikon fotot: Sulmohet me tritol banesa e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës

5 Gusht 2019, 13:00 Nga DOSJA
PD publikon fotot: Sulmohet me tritol banesa e nënkryetarit të

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar një ngjarje të rëndë të ndodhur në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Kamëz. Sipas Partisë Demokratike në banesën e nënkryetarit Vendim Demaj është vendosur tritol gjatë natës.

PD shkruan se Policia po fsheh këtë ngjarje dhe nuk ka asnjë të dhënë për agresorët. “Bashkia e Kamzës prej kohësh është vënë nën sulmin verbal të kryeministrit Rama dhe disa strukturave të tjera të pushtetit. Por vendosja e tritolit në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës përbën një përshkallëzim të agresionit ndaj kundërshtarëve politikë të regjimit të Edi Ramës”, shkruan PD.

PARTIA DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dënon me ashpërsi rritjen e dhunës kundër kundërshtarëve politkë dhe përfaqësuesve të opozitës. Mbrëmë në mesnatë është vendosur tritol në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj. Fatmirësisht, ai dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë. Policia e Shtetit po e fsheh këtë ngjarje të rëndë dhe deri tani nuk ka asnjë të dhënë për agresorët.

Bashkia e Kamzës prej kohësh është vënë nën sulmin verbal të kryeministrit Rama dhe disa strukturave të tjera të pushtetit. Por vendosja e tritolit në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës përbën një përshkallëzim të agresionit ndaj kundërshtarëve politikë të regjimit të Edi Ramës. Fshehja e ngjarjes nga policia nuk i kontribuon as zbardhjes së saj e as kthimit të qetësisë në Kamzës. Ajo vetëm sa shton mosbesimin e qytetarëve ndaj forcave të policisë.

Nëse do të vijohet edhe më tej duke fshehur ngjarjen, jo vetëm familja e Vendim Demajt, por të gjithë qytetarët e Kamzës do të identifikojnë tek Policia e Shtetit bashkëpërgjegjësin kryesor, që në aleancë me krimin e organizuar, po rrezikon përditë sigurinë e tyre.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të mbajë përgjegjës Edi Ramën për çdo akt dhune dhe agresioni ndaj përfaqësuesve të saj politikë. Çdokënd tjetër me përgjegjësi ligjore që me veprimin apo mosveprimin e tyre mundëson akte të tilla dhe pengon ndëshkimin e autorëve, e paralajmërojmë se ne as nuk falim e as nuk harrojmë. Ora e drejtësisë do t’u trokasë shumë shpejt!

Ndërkohë pas kësaj deklarate ka ardhur një reagim nga Policia e Shtetit e cila thotë se ngjarja ka ndodhur në një banesë në katin e tretë të një pallati. Më tej Policia në sqarim të ngjarjes shkuan se banesa ishte marrë me qera nga shtetasi P.Gj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike banese tritolit te nenkryetarit te bashkise partia demokratike vendim demaj banese tritolit te nenkryetarit te bashkise partia demokratike vendim demaj

Sondazh

Poll