Politike

Qytetari i thur lavde, Rama nxjerr SMS-në: Në Slloveni japin 200 €, në Shqipëri 900 €

5 Gusht 2019, 19:21 Nga DOSJA
Qytetari i thur lavde, Rama nxjerr SMS-në: Në Slloveni japin 200

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e një qytetari që e komplimentonte lidhur me çekun e të porsalindurve.

Qytetari shkruan se në Slloveni japin 200 euro për një fëmijë të porsalindur, ndërsa në Shqipëri 900 euro.

“Z.Kryeministër! Edhe slloven, edhe shqiptar djali me çek. Në Slloveni japin 200 euro, kurse në Shqipëri 900 euro. Kryeministri që duam”, thuhet në mesazhin e publikuar nga kreu i qeverisë.

Politika e re sociale mbështet familjet e reja, me pagesën universale të Bonusit të Bebes, jepet për çdo familje, pavarësisht statusit social-ekonomik. Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë Lekë; për fëmijën e dytë 80 mijë Lekë; për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë Lekë për çdo fëmijë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ceku i bebes edi rama ceku i bebes edi rama

Sondazh

Poll