Politike

‘A do përfundojnë paratë në llogaritë e Ramës?’/ Ish-deputeti “zbulon” skemën, si e fitoi tenderin miku i këshil

5 Gusht 2019, 17:39 Nga DOSJA
‘A do përfundojnë paratë në llogaritë e

TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka denoncuar një shkelje gjatë tenderit për sistemin elektronik të kontrollit të faturave.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Shehaj shkruan se para një viti qeveria caktoi se kostoja për tenderin e sistemit të ri për faturimin e biznesit ishte 15 milionë euro.

Pasi gjeti koston, në 21 shtator 2018 u zhvillua tenderi, ku pjesë ishte edhe një kompani kroate “Neos doo”, e cila garonte kundrejt kompanive shqiptare Jehona Software Shpk dhe Datatech shpk.

Por nuk ishte një garë e thjeshtë, pasi kompania Jehona Software Shpk ishte shitur me një marrëveshje jopublike tek kroatët para se të futej në tender. Kontrata mes tyre u bë publike në dhjetor 2018, ku sipas marrëveshjes 100% të aksioneve të Jehona Software i kaluan Primus Adriatic.

Kompania “Primis Adriatic” është kompani e krijuar nga Hrvoje Čabrajič, biznesmen kroat i akuzuar dhe i hetuar për mashtrime, ortak biznesi me vëllain e ish-kryeministrit kroat Zoran Milunoviç, i cili është këshilltar i Kryeministrit Rama.

“Prokuroria shqiptare duhet të fillojë menjëherë hetimet për të zbuluar kush janë përfituesit e vërtetë të parave që do riciklohen nga Čabrajič në tenderin korruptiv të faturave elektronike? A do përfundojnë paratë në llogaritë e Edi Ramës, jashtë vendit?,”-shkruan Shehaj.

Postimi i plotë:

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron shehaj hrvoje čabrajič kompania kroate tenderi per faturimin e biznesit agron shehaj hrvoje čabrajič kompania kroate tenderi per faturimin e biznesit

Sondazh

Poll