Politike

“13 tetori”, PD kërcënon KQZ-në: Po i shërbeni Edi Ramës, do mbani përgjegjësi për aktet kriminale

5 Gusht 2019, 11:07 Nga DOSJA
“13 tetori”, PD kërcënon KQZ-në: Po i shërbeni

TIRANË- Partia Demokatike ka reaguar në lidhje me 13 tetorin që sipas dekretit të Presidentit duhet të jetë një datë për mbajtjen e zgjedhjeve loakle.

PD në deklaratën e saj shkruan se e vetmja datë kushtetuese është 13 tetorit dhe KQZ duhet të bindet dekretit të Presidentit.

Më tej PD ka një kërcënim për KQZ-në duke i thënë se do përgjigjet për të gjitha aktet që po bënë, por nuk deklaron nëse do të regjistrohet në zgjedhjet apo jo.

DEKLARATA E PLOTË

I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.

PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Partitë opozitare kërkojnë regjistrimin në zgjedhjet e 13 tetorit. PR dhe LSI dorëzojnë kërkesat në KQZ. Aleatët e Bashës të bindur drejt zgjedhjeve, PD ende nuk ka marrë një vendim. Sot përfundon afati për të dorëzuar kërkesat për regjistrimin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni qendror i zgjedhjeve partia demokratike zgjedhjet e 13 tetorit komisioni qendror i zgjedhjeve partia demokratike zgjedhjet e 13 tetorit

Sondazh

Poll