Politike

Bashkëstudenti tregon detaje për Valdrin Pjetrin, Berisha publikon mesazhin: Është kapur me drogë

5 Gusht 2019, 18:20 Nga DOSJA
Bashkëstudenti tregon detaje për Valdrin Pjetrin, Berisha publikon

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qyetari dixhital lidhur me dënimin e kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetrit në Itali.

Qytetari shkruan se ka jetuar në Itali gjatë viteve 2001 e 2005, ku edhe ka studiuar dhe bashkëstudentë kishte Valdrin Pjetrin dhe djali i Viktor Dodës, Altin Dodën.

Sipas denoncuesit, të dy janë pjesë e grupeve kriminale që vidhnin dhe që trafikonin drogë, duke përfunduar të kapur nga Gjykata e Firences.

Valdrini është kapur dhe arrestuar në orën 3 të mëngjesit. Bëhet fjalë për vitet 2001-2002. Ai është kapur me mjet të vjedhur i shoqëruar me Altin Dodën, djalin e  ish-ministrit Viktor Dodës. Është kapur me bimë narkotike dhe drogë dhe flitet që ka ndalim qëndrimi dhe kalimi në Itali,“-shkruan qytetari.

Postimi i plotë:

 

Vetëm disa ditë më parë Partia Demokratike publikoi një letër që i kishte dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkonte të verifikohej pastërita e figurës së Pjetrit. PD shkruante se ka indicie që Pjetri ka qenë i dënuar në Itali.  Pjetri tha se është i hapur për të bërë çdo verifikim por jo me indicie publike. Nga Prokuroria nuk ka ende asnjë reagim.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per valdrin pjetrit sali berisha valdrin pjetri akuzat e pd per valdrin pjetrit sali berisha valdrin pjetri

Sondazh

Poll