Politike

Aeroporti i Vlorës/ Socialistet përplasen në Facebook, ish-sekretarja e Ramës: Thank you!

Alma Hitaj Binaj ka lënë një koment në postimin e Ramës për pistën e aeroportit ndërkombëtar që kishte nisur të merrte një formë.

31 Korrik 2022, 16:39 Nga k.m.
Aeroporti i Vlorës/ Socialistet përplasen në Facebook,
Edi Rama

VLORË- Një postim i kryeministrit Edi Rama ka ngjallur përplasje në komente mes dy socialisteve. Ish-sekretarja e Ramës në Vlorë, Alma Hitaj Binaj ka lënë një koment në postimin e Ramës për pistën e aeroportit ndërkombëtar që kishte nisur të merrte një formë.

Aeroporti i Vlorës/ Socialistet përplasen në Facebook,

Por komentin e kishte lënë në gjuhën angleze, detaj që nuk i ka pëlqyer mbesës së ish-kryebashkiakut të qytetit, Shpëtim Gjika, Sevina Gjokolit. Kjo e fundit i ka komentuar duke i kërkuar që të shkruante shqip, pasi gjithsesi kryeministri do ta kuptonte.

Aeroporti i Vlorës/ Socialistet përplasen në Facebook,

PJESË NGA BISEDA: 

Alma Hitaj Binaj: Thank you for everything that you do for vlora. Project that has began from NATO in 1995 and is going to be rality in nowdays (Faleminderit për gjithçka që bëni për Vlorën. Projekti që ka nisur nga NATO në vitin 1995 dhe do të jetë real në ditët e sotme)

Sevina Gjokoli Nuhaj: Po si shumë gjatë i re. Vajte deri në Angli dhe erdhe. KM di shqip dhe vlonjatçe madje.

Ndërsa Rama nga ana e tij, ashtu siç e ka premtuar, hesht dhe nuk përgjigjet më qytetarëve me komente. 

edi rama aeroporti i vlores vlor

Sondazh

Poll