Politike

Partia e Lirisë, Blushi: Miliardat e vjedhura nga banda e Ramës do t’ua kthejmë shqiptarëve

Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratës së drejtuesit të Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri i cili tha në një intervistë për “Deutsche Welle” se korrupsioni largon rininë nga Shqipëria.

31 Korrik 2022, 13:34 Nga A.B
Partia e Lirisë, Blushi: Miliardat e vjedhura nga banda e Ramës do
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratës së drejtuesit të Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri i cili tha në një intervistë për “Deutsche Welle” se korrupsioni largon rininë nga Shqipëria. Blushi shkruan se lufta pa kompromis kundër bandës së kryeministrit Edi Rama i cili po vjedh çdo ditë, është thelbësore për të ndaluar zbrazjen e Shqipërisë e për t'u anëtarësuar sa më parë në familjen europiane. 

POSTIMI I Blushit:

DO TA ÇRRËNJOSIM KORRUPSIONIN ME ÇDO ÇMIM! MILIARDAT E VJEDHURA NGA BANDA E EDI RAMËS DO T'UA KTHEJMË SHQIPTARËVE! Korrupsioni është arsyeja kryesore e shpopullimit të vendit. Asnjë popull në rajon dhe në Europë, nuk vidhet siç vidhemi ne, as varfërohet siç varfërohemi ne, çdo ditë. Korrupsioni dhe kapja e shtetit e ka penguar për vite të tëra anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Vetëm lufta pakompromis kundër bandës së Edi Ramës që vjedh çdo ditë pasuritë publike dhe pronat e shqiptarëve është thelbësore për të ndalur zbrazjen e Shqipërisë dhe për t'u anëtarësuar në familjen europiane. Mos u mashtroni nga fushatat për "lodhjen" apo "zhgënjimin" me BE. Shqiptarët janë të zhgënjyer, të lodhur, të vjedhur dhe të pashpresë vetëm nga Qeveria. Përballë korrupsionit, varfërisë, arrogancës, brutalitetit, padrejtësisë, pandëshkueshmërisë dhe injorancës që na qeveris kërkohet rezistencë. Jo dorëzim, jo indiferencë. Të bashkohemi në qëndresën ndaj së keqes! Vetëm kështu do të ndalim shpopullimin dhe do të afrohemi më shpejt drejt BE! KOHA PËR REVOLUCION ANTIKORRUPSION ËSHTË TANI!

tedi blushi partia e lirise

Sondazh

Poll