Politike

VD- Berisha nxjerr pamjet: Mashtrimi i Ramës, tha s'do bënte festë për negociatat

Në videon që ka ndarë Berisha me ndjekësit e tij, Rama premtonte në parlament se kur te niste çelja e negociatave nuk do festonin.

31 Korrik 2022, 16:05 Nga k.m.

VD- Berisha nxjerr pamjet: Mashtrimi i Ramës, tha s'do bënte

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook një pjesë të shkurtër të një fjalimi të kryeministrit Edi Rama, ku bënte një premtim që sot e ka thyer. Në videon që ka ndarë Berisha me ndjekësit e tij, Rama premtonte në parlament se kur te niste çelja e negociatave nuk do festonin.


"Kur të marrim statusin nuk do të festojmë, as nuk do të hedhim fishekzjarre si paria e vitit '36. Se asaj parie ia keni pasur zilinë dhe keni munduar t'i ngjani,"-thoshte Rama dikur në Kuvend. Por më 28 korrik, PS organizoi një koncert në sheshin "Skënderbej".

“Kësaj i thonë ç’më duhet mua se çfarë kam dhënë unë!,"- shkruan Berisha në një tekst të shkurtër që shoqëron videon.

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll