Politike

Rrëzimi i kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike, PD i drejtohet GJK

Për deputetët demokratë ligji i investimeve strategjike është shndërruar në një ligj klinetelist që ka favorizuar vetëm pak investitor vendas pranë Qeverisë. Për të ilustruar abuzimin me këtë ligj demokratët kanë sjell shembullin e përfitimit të statusit të invetitorit strategjik të bashkëshortit të Ministres së jashtme Olta Xhaçka.

31 Korrik 2022, 13:54 Nga A.B
Rrëzimi i kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike që u refuzua tre herë rresht nga ana e mazhorancës.

Deputetët demokratë i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 53/2022 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

Në kërkesë i kërkohet Gjykatës Kushtetutese që të shprehet se deri në cfarë mase ka të drejtë shumica parlamentare të vlerësojë nivelin e respektimit të parimeve kushtetuese në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor të Kuvendit nga jo më pak se 1/4 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe nëse ka të drejtë shumica parlamentare që pa ofruar asnjë propozim a formulim alternativ, të rrëzojë një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit, për shkak se pretendon mosrespektimin e parimeve kushtetuese?

Rrëzimi i kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor

Për më shumë se 3 herë, 35 deputetë të Grupit Parlamentar të PD i kërkuan Kuvendit të kontrollonte mënyrën sesi Qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike, por mazhoranca socialiste në Kuvend, vendosi mosmiratimin e ngritjes së një Komisioni Hetimor për këtë cështje. Për deputetët demokratë ligji i investimeve strategjike është shndërruar në një ligj klinetelist që ka favorizuar vetëm pak investitor vendas pranë Qeverisë. Për të ilustruar abuzimin me këtë ligj demokratët kanë sjell shembullin e përfitimit të statusit të invetitorit strategjik të bashkëshortit të Ministres së jashtme Olta Xhaçka.

partia demokratike olta xhacka

Sondazh

Poll