Politike

PD denoncon administratën e UKD, Malltezi janë 3 milion euro borxh në OSHE, buxheti shkon për patronazhistët

Malltezi me anë të një statusi në facebook shkruan se Rama  po falimenton shtetin për të mbajtur pushtetin pasi sipas tij krimi, paligjshmëria dhe patronazhistët janë në themel të pushtetit të Edi Ramës.

31 Korrik 2022, 14:37 Nga e.k

PD denoncon administratën e UKD, Malltezi janë 3 milion euro borxh

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Abi Malltezi ka denoncuar sërish ditën e sotme administratën e Ujësjellës Kanalizime Durrës pasi sipas tij janë 3 milion euro borxh në OSHE. Malltezi shprehet se buxheti i institucionit nuk shkon për të paguar borxhet por për të dyfishuar stafin me patronazhistë pasi nga 160 punonjës sot ky institucion numëron 830 punonjës.

Malltezi me anë të një statusi në facebook shkruan se Rama  po falimenton shtetin për të mbajtur pushtetin pasi sipas tij krimi, paligjshmëria dhe patronazhistët janë në themel të pushtetit të Edi Ramës.

POSTIMI I ABI MALLTEZIT

partia demokratike jamarbër malltezi

Sondazh

Poll