Politike

Turi në Ballkanin Perëndimor, Kryeministri spanjoll viziton nesër Tiranën

Ceremonia pritëse e Pedro Sanchez do të zhvillohet orën 08:45 jashtë ambienteve të Kryeministrisë

31 Korrik 2022, 12:24 Nga A.B
Turi në Ballkanin Perëndimor, Kryeministri spanjoll viziton nesër
Pedro Sanchez

TIRANË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez do të vizitojë nesër, 1 Gusht, vendin tonë. Ceremonia pritëse e Pedro Sanchez do të zhvillohet orën 08:45 jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp.

Vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneu që Pedro Sanchez po zhvillon ne Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë.

 

pedro sanchez ne tirane

Sondazh

Poll