Politike

Gara për kreun e Forumit Rinor në Partinë Demokratike, zyrtarizohen 6 kandidatët (EMRAT)

Dita e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Forumit Rinor të PD do të jetë 1 tetori 2022.

31 Korrik 2022, 13:15 Nga A.B
Gara për kreun e Forumit Rinor në Partinë Demokratike,
Partia Demokratike

TIRANË- Miratohen kandidaturat për lidershipin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. KQZ në FRPD ka njoftuar se fushata zgjedhore do të jetë e hapur nga data 1 gusht deri në 30 shtator. Ndërkohë kandidatët për këtë post janë: Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi, Mariglen Doçi

Dita e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Forumit Rinor të PD do të jetë 1 tetori 2022.

DEKLARATA E FORUMIT RINOR TË PARTISË DEMOKRATIKE:

Miratohen kandidaturat për lidershipin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD shpall hapjen e fushatës zgjedhore nga 1 gushti deri në 30 shtator. Dita e Zgjedhjeve do të jetë data 1 tetor 2022. Për njoftimet dhe përditësimet më të fundit na ndiqni në rrjetet tona sociale.

gara per kreun e frpd partia demokratike

Sondazh

Poll