Bota

I doli në krah Serbisë për çështjen e Kosovës, Pedro Sanchez shpreh mbështetjen për anëtarësimin e Bosnjes në BE

Sanchez u shpreh se Spanja mbështet "perspektivën evropiane" të Bosnjës. Ai shprehu shpresën se vendi do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për t'u bërë një kandidat për anëtarësim deri në kohën kur Spanja të marrë presidencën e rradhës të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2023.

30 Korrik 2022, 22:04 Nga e.k
I doli në krah Serbisë për çështjen e Kosovës,
Pedro Sanchez

SARAJEVË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka shprehur mbështetjen që Bosnja të bëhet një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian mes frikës se pasiguria e shkaktuar nga lufta në Ukrainë mund të nxisë paqëndrueshmëri në kombin ballkanik të copëtuar etnikisht që kaloi një konflikt shkatërrues në vitet 1990, shkruajnë mediat e huaja.

“Gjatë takimeve të mia sot doja të nënvizoja mundësinë që do të ishte për Bosnje dhe Hercegovinën nëse Bashkimi Evropian do ta merrte zgjerimin e tij me një ndjenjë të re urgjence”, tha Sanchez në një konferencë për shtyp.

Sanchez u shpreh se Spanja mbështet "perspektivën evropiane" të Bosnjës. Ai shprehu shpresën se vendi do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për t'u bërë një kandidat për anëtarësim deri në kohën kur Spanja të marrë presidencën e rradhës të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2023.

“Gjatë takimit të fundit të Këshillit Evropian, unë u thashë kolegëve të mi krerëve të qeverive (për) mbështetjen time të plotë në favor të përcaktimit të Bosnjës dhe Hercegovinës si vend kandidat”. tha Sanchez.

Sanchez udhëtoi për në Sarajevë nga Serbia, ku nisi turneun e tij në rajonin e Ballkanit më 29 korrik. Sanchez do të udhëtojë gjithashtu në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Gjatë vizitës në Serbi Sanchez ka shprehur mbështetjen për Serbinë në lidhje me çështjen e Kosovës.

Ai është pritur për një takim nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin, sipas mediave serbe, e ka siguruar se Spanja e mbështet Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Ne mbështesim Serbinë kur është fjala për Kosovën. Spanja ishte dhe do të jetë gjithmonë me Serbinë në mbrojtje të këtij parimi”, ka thënë Sanchez në një konferencë të përbashkët me Vuçiç.

Megjithatë, Bosnja, ende e dominuar nga politikanët nacionalistë shumë kohë pas përfundimit të luftës së viteve 1992-95, ka qenë e mbyllur në mosmarrëveshje politike dhe etnike që kanë bllokuar ofertën e vendit për anëtarësim në BE.

Serbët e Bosnjës, të mbështetur nga Rusia, kanë kërkuar të fitojnë më shumë pavarësi për gjysmën e vendit të tyre të drejtuar nga serbët, ndërsa mosmarrëveshjet midis boshnjakëve, të cilët janë kryesisht myslimanë, dhe kroatëve kanë bllokuar funksionimin normal të entitetit të tyre të përbashkët.

pedro sanchez bosnje hercegovine

Sondazh

Poll