Bota

“Nami” me turistë, Abazoviç: Sezoni po i tejkalon të gjitha pritshmëritë

Ai ka ndarë video në rrjetet e tij sociale, duke u shprehur se sezoni turistik për këtë vit i ka kaluar të gjitha kufizimet. 

30 Korrik 2022, 20:16 Nga k.m.
“Nami” me turistë, Abazoviç: Sezoni po i tejkalon
Dritan Abazoviç

PODGORICË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur se sezoni turistik në vendin e tij është përtej çdo pritshmërie. Madje ka ndarë edhe video nga trafiku i krijuar rrugës për në plazh. Ai ka ndarë video në rrjetet e tij sociale, duke u shprehur se sezoni turistik për këtë vit i ka kaluar të gjitha kufizimet. 

“"Nuk ka njeri në Mal të Zi". Propaganda është e kotë, sezoni turistik i tejkalon të gjitha pritshmëritë. Mirësevini në vendin më të bukur në Mesdhe!,”- shkroi Abazoviç në Twitter.

Ndërsa komentin e tij e ka shoqëruar me një video të një kolone makinash që lëvizin drejt bregdetit malazez.

dritan abazoviç

Sondazh

Poll