Bota

Presidenti Joe Biden rezulton sërish pozitiv me Covid-19

Po ashtu, sipas CNN, Dr. Kevin O'Connor tha se rasti ka lidhje me mundësinë e rikthimit të COVID-it tek pacientët e trajtuar me Paxlovid.

30 Korrik 2022, 20:52 Nga k.m.
Presidenti Joe Biden rezulton sërish pozitiv me Covid-19
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19. Mjeku i tij tha se ai nuk po përjeton asnjë simptomë, por se do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë. Po ashtu, sipas CNN, Dr. Kevin O'Connor tha se rasti ka lidhje me mundësinë e rikthimit të COVID-it tek pacientët e trajtuar me Paxlovid.

O'Connor tha se Presidenti doli negativ të martën në mbrëmje, të mërkurën në mëngjes, por sot testi i doli pozitiv, ndërkohë që Biden doli nga karantina të mërkurën. 

Pilula u krijua nga Pfizer. Pfizer njoftoi më 5 nëntor se pilula PAXLOVID ul rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes nga efektet e koronavirusit me 89 për qind. Pfizer është kompania e dytë në botë që zhvillon një pilulë për trajtimin e virusit, pas ilaçit oral të Merck, Molnupiravir.

joe biden

Sondazh

Poll