Sport

VD/ Atlético Madrid i shkakton humbjen e parë United në ‘epokën’ Ten Hag…

‘Djajtë e Kuq’ përjetojnë humbjen e parë gjatë përgatitjeve të tyre këtë të shtunë ndaj. Portugezi Joao Felix i siguroi fitoren skuadrës madrilene të Simeones në momentet e fundit (1-0).

30 Korrik 2022, 17:47 Nga DOSJA

VD/ Atlético Madrid i shkakton humbjen e parë United në

NORVEGJI - Fundi i serialit për Erik ten Hag dhe njerëzit e tij. Manchester United humbi këtë të shtunë, për herë të parë gjatë përgatitjeve verore, kundër Atlético Madrid (1-0) në një miqësore të luajtur në Oslo të Norvegjisë. Joao Felix i dha fitoren bardhekuqve, suksesin e dytë radhazi në këtë fushatë miqësore.

Pjesa e parë u dominua nga ‘Djajtë e Kuq’, ende pa Cristiano Ronaldon, i cili pritet të rikthehet kundër Rayo Vallecanos të dielën. Por skuadra e Diego Simeones, me rikthimin e Joao Felix në veçanti, i lejoi spanjolët të riktheheshin në lojë.

Sulmuesi portugez i dha avantazhin ekipit të tij në minutën e 86-të me një goditje nga e djathta në hyrje të zonës. Pavarësisht rikthimit të Christian Eriksen në debutimin e tij me ngjyrat e reja, fundi i ndeshjes ishte i komplikuar për Mançesterin, pas daljes jashtë me karton të kuq të Fredit, fajtor për një ndërhyrje ndaj Moratas.

Ten Hag dhe skuadra e tij do të përfundojnë përgatitjen e tyre të dielën kundër Vallecanos, ndërsa Atlético do të përballet me Juventusin më 7 gusht, një javë përpara se të rifillojë La Liga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll