Sport

"Të dielën, mbreti do të luajë", postimi befasues i Ronaldos në rrjetet sociale! Për çfarë bëhet fjalë???

Pak më shumë se një javë nga fillimi i Premier League, e ardhmja e Cristiano Ronaldos është në pikëpyetje. Më pak se një vit pas rikthimit të tij, portugezi dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të nisë një aventurë të re.

29 Korrik 2022, 22:58 Nga DOSJA

"Të dielën, mbreti do të luajë", postimi befasues

ANGLI- Pak më shumë se një javë nga fillimi i Premier League, e ardhmja e Cristiano Ronaldos është në pikëpyetje. Më pak se një vit pas rikthimit të tij, portugezi dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të nisë një aventurë të re.

Zërat për destinacionin e ri të mundshëm të CR7 vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin, ndonëse për momentin janë të pakta propozimet për yllin portugez, të cilit i skadon kontrata me Manchester United në vitin 2023.Cristiano Ronaldo ka njoftuar se do t’i bashkohet Manchester United për miqësoren e fundit parasezonale kundër Rayo Vallecanos, në “Old Trafford”, të dielën.

Mes spekulimeve të shumta në lidhje me të ardhmen e tij, CR7 lajmëroi në rrjetet sociale, mbrëmjen e kësaj të premteje, vënien në dispozicion të Teg Hag për testin e fundit: Të dielën, mbreti do të luajë. "Djajtë e Kuq" do të presin skuadrën e La Ligas në miqësoren e fundit parasezonale vetëm një javë para fillimit të sezonit në Premier League.

"Të dielën, mbreti do të luajë", postimi befasues

Ronaldo nuk ishte në grupin e futbollistëve (21 lojtarë, përfshirë Christian Eriksen dhe Lisandro Martinez) që lanë Manchesterin dhe u nisën drejt Oslos (kryeqyteti norvegjez) për përballjen kundër Atleticos së Madridit të shtunën, por vetë “ylli” portugez la të kuptohet në Tëitter që do të jetë për ndeshjen ndaj Rayos, në “Old Trafford”. Ndoshta ky është një sinjal për qëndrimin e tij, sikurse e parashikon kontrata.

E.Ç (Dosja.al)

manchester united ronaldo

Sondazh

Poll