Sport

Çmenduri në Argjentinë! U irrituan me vendimet e arbitrit, lojtarët bëjnë sherr me policinë (video)

Takimi Barracas Central-Patronato ka prodhuar tension. Lojtarët e Patronato-s janë përplasur me policinë pasi kanë parë t’u mohohen dy gola në humbjen 2-1 në javën e 10-të të kampionatit argjentinas.

29 Korrik 2022, 22:53 Nga DOSJA

Çmenduri në Argjentinë!  U irrituan me vendimet e arbitrit,

ARGJENTINË- Takimi Barracas Central-Patronato ka prodhuar tension. Lojtarët e Patronato-s janë përplasur me policinë pasi kanë parë t’u mohohen dy gola në humbjen 2-1 në javën e 10-të të kampionatit argjentinas. Policia është futur në fushë për të qetësuar lojtarët e Patronato-s, të cilët po protestonin ndaj arbitrit, por janë përfshirë në sherr me futbollistët.

Lojtarët kanë shtyrë policët në tentativë për të mbrojtur njër-tjetrin, me një nga trajnerët që ka përfunduar në tokë në mes të kaosit. Më pas ka ardhur ndërhyrja e forcave të sigurisë së stadiumit që janë vendosur mes arbitrit dhe lojtarëve, që janë zemëruar pasi kanë humbur ndeshjen me një gol të pësuar në minutën e fundit. Arsyeja e zemërimit të skuadrës së vendit të 12-të kanë qenë dy gola të anuluar pas ndërhyrjes së VAR.

E.Ç (Dosja.al)

argjentine

Sondazh

Poll