Politike

VD-POROSITË e para! Kryenegociatorja për BE, Dhuka: Dua shpejtësi, bashkëpunim, progres dhe rezultat!

Dhuka e nisi fjalën e saj me falënderim ndaj qeverisë, ndërkaq theksoi përgjegjësinë për detyrën e re.

30 Korrik 2022, 10:51 Nga A.B

VD-POROSITË e para! Kryenegociatorja për BE, Dhuka: Dua

TIRANË- Kryenegociatorja e sapoemëruar, Majlinda Dhuka, është shfaqur për herë të parë përkrah kryeministrit Edi Rama, gjatë një takimi me grupin e negociatorëve të Shqipërisë në BE. Dhuka e nisi fjalën e saj me falënderim ndaj qeverisë, ndërkaq theksoi përgjegjësinë për detyrën e re.

“Faleminderit për besimin tuaj dhe të qeverisë shqiptare. Është me përgjegjësi të lartë që e nis detyrën time sot.
Të dashur kolegë, kërkoj bashkëpunim, shpejtësi, progres, rezultat. Me shumicën prej jush kam punuar edhe më herët, Momenti është historik, besimi qe na është dhënë është i veçante, do t’ju lutesha për bashkëpunim maksimal”, tha ajo.

edi rama rama 30 korrik 2022

Sondazh

Poll