Politike

VD-Rama: Do krijohet Këshilli ndërministror për çështjet europiane

Rama tha se në këtë këshill do të adresohen të gjitha problematikat që hasen gjatë rrugës. 

30 Korrik 2022, 10:41 Nga A.B
VD-Rama: Do krijohet Këshilli ndërministror për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se do të krijohet Këshilli ndërministror për çështjet europiane. Gjatë konferencës me grupin negociator të Shqipërisë për BE-në, Rama tha se në këtë këshill do të adresohen të gjitha problematikat që hasen gjatë rrugës. 

' Mendoj se është e udhës që ne ti japim jetë një këshilli për cështjet europiane. Duhet të garantojë në vazhdimësi në diskutimin e brendshëm lidhur me qëndrimet dhe me ecurinë e procesit. Ky është një proces që kërkon një thellësi të madhe. Ky këshill do na ndihmojë që do të jetë në përgjithësi i huaj, do të mblidhet në mënyre periodike, sa herë që është e nevojshme e të adresohen problematika të caktuara. Po ashtu, do të mblidhet dhe në raste të caktuara për ndonjë çështje të veçantë që kërkon një konsultim. është një forum i brendshëm për të pasur sensin e ecurisë së gjërave. '- u shpreh Rama. 

edi rama rama 30 korrik 2022

Sondazh

Poll