Politike

VD-Negociatat me BE, Rama-ekipit: Do shkoni përjavë në Bruksel, dua të krijoni përshtypje pozitive

Rama u bëri të ditur grupit se duhet të jenë aktiv, të shkojnë çdo javë në Bruksel si dhe theksoi se përshtypja që duhet të lënë atje të jetë sa më pozitive.

30 Korrik 2022, 10:30 Nga A.B
VD-Negociatat me BE, Rama-ekipit: Do shkoni përjavë në Bruksel,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka këshilluar ekipin e negociatave me Bashkimin Europian. Gjatë një konference për mediat, Rama u bëri të ditur grupit se duhet të jenë aktiv, të shkojnë çdo javë në Bruksel si dhe theksoi se përshtypja që duhet të lënë atje të jetë sa më pozitive. 

' Do garantojmë maksimumin e kordinimit të të gjithë ju në një proces që është sfidues. Posacërisht për adresimin e problematikave të cdo sektori dhe për kordinimin mes sektorëve. Angazhimi për procesin duhet të jetë prioriteti absolut dhe i të gjithë atyre që janë nën varësinë tuaj. Nuk është e tepërt ta përsërisim se në këtë proces intensiteti i punës tuaj rritet eksponencialisht, nuk jemi më në kushtet e intensitetit të deritanishëm. Vizitat tuaja në Bruksel dhe të përfaqësusve janë të përjavshme. Shqipëria duhet të shikohet me respekt në çdo hap.Dua që në Bruskel, skuadra shqiptare të krijojë një përshtypje pozitive dhe dua që të flitet për seriozitetin dhe për këmbënguljen e për cilësinë e punës të skuadrës shqiptare. Pjesën më të madhe tuajën kam pasur mundësi t'i njoh dhe ta shikoj në një progres të caktuar. '- u shpreh Rama. 

edi rama rama 30 korrik 2022

Sondazh

Poll