Politike

VD-Shpërblimi nga Qeveria për çdo hektarë grurë/ Braçe: Jam shumë i gëzuar, betejat ia vlejnë!

Deputeti thotë se vendimi që u mor ishte gjëja e duhur e cila mund të ishte bërë dhe më herët. 

30 Korrik 2022, 09:47 Nga A.B
VD-Shpërblimi nga Qeveria për çdo hektarë grurë/
Erion Brace

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe është shprehur se ndihet i gëzuar pas vendimit të fundit të marrë nga qeveria për bujqësinë. Përmes një video-mesazhi, deputeti thotë se vendimi që u mor ishte gjëja e duhur e cila mund të ishte bërë dhe më herët. 

“Jam shumë i gëzuat për vendimin e qeverisë dedikuar bujqësisë. Janë tre në një dhe natyrisht janë gjëja e duhur që duhet bërë, Mund të ishin bërë edhe më herët por unë mendoj se jam në kohë. 30 mijë lekë për hektarë për të gjithë bujqit që do të kultivojnë grurin nga shtatori në vijim. E shoh vendimin e sotëm të qeverisë si një politikë në funksion të këtij plani. Bujqit do të marrin lajmin e mirë dhe të bashkohen për të bërë më shumë se një hektarë. Shkon diku te 300 euro për hektarë. I gëzuar edhe për paratë që shtohen për naftën falas për bujqit. Për të plotësuar të gjitha aplikimet e bujqve. Bujqit tani do e marrin edhe më të fortë mesazhin se ata që kanë aplikuar për naftë do të përfitojnë dhe ata që kanë gënjyer për të marrë naftë do të ndëshkohen përjetë. Sot në Lushnje kemi arritur të plotësojmë me naftë 50% të bujqve. Në Divjakë jemi nën 50%. Është hera e parë që do të mbështeten kaq shumë. I gëzuar jam edhe për peshkatarët sepse ata kishin nevojë për mbështetje për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Jam i gëzuar edhe për ta. Është gjëja e duhur. Betejat ia vlejnë. Më besoni mua”, tha ai.

 

Qeveria mori ditën e djeshme vendimin për të subvencionuar me 30 mijë lekë të reja për hektarë të gjithë bujqit që do të mbjellin grurë sezonin e ardhshëm.

erion brace

Sondazh

Poll