LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama me grupin negociator të Shqipërisë me BE-në: Tregoni seriozitet. Dua rezultate pozitive!

•Kryeministri Rama kërkoi nga grupi negociator i Shqipërisë me BE-në, seriozitet. • Në një konferencë për mediat me ekipin e negociatave me Bashkimin Evropian, së bashku me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, si dhe Ministrja e Shtetit, njëkohësisht Kryenegociatore Majlinda Dhuka, Rama ndau disa porosi. • Kryeministri u shpreh se misioni është që Shqipëria të fitojë respektin në aspektin teknik, pas respektit politik që mori. • Po ashtu, Rama përmendi edhe ndryshimet në kabinet. Ai lavdëroi punën e deritanishme të ambasadorit Mazi dhe tha se me emërimin e Majlinda Dhukës procesi fiton një dimension të ri. •Rama tha se Dhuka i ka kompetencat e të gjithë procesit që lidhet me përthirthjen e normativës evropiane në të drejtën kombëtare. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Rama-grupit negociator të Shqipërisë me BE: Do keni dhimbje koke por do ndiheni të nderuar!

Rama me grupin negociator të Shqipërisë me BE-në: Tregoni
Edi Rama

TIRANË- 'Do të keni dhimbje koke'- ishte paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për grupin e negociatorëve të Shqipërisë me BE-në. Gjatë konferencës së sotme, Rama tha se edhe pse do të kenë dhimbje koke, do të ndihen të nderuar pasi po punojnë për diçka të rëndësishme për vendin. 

' Dhimbje koke për prcocesin do ti keni do ti mbani, do ndiheni të nderuar që do të jeni ju që do t'ju dhembi koka për dicka kaq të rëndësishme per vendin. '- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

VD-POROSITË e para! Kryenegociatorja për BE, Dhuka: Dua shpejtësi, bashkëpunim, progres dhe rezultat!

Rama me grupin negociator të Shqipërisë me BE-në: Tregoni

TIRANË- Kryenegociatorja e sapoemëruar, Majlinda Dhuka, është shfaqur për herë të parë përkrah kryeministrit Edi Rama, gjatë një takimi me grupin e negociatorëve të Shqipërisë në BE. Dhuka e nisi fjalën e saj me falënderim ndaj qeverisë, ndërkaq theksoi përgjegjësinë për detyrën e re.

“Faleminderit për besimin tuaj dhe të qeverisë shqiptare. Është me përgjegjësi të lartë që e nis detyrën time sot.
Të dashur kolegë, kërkoj bashkëpunim, shpejtësi, progres, rezultat. Me shumicën prej jush kam punuar edhe më herët, Momenti është historik, besimi qe na është dhënë është i veçante, do t’ju lutesha për bashkëpunim maksimal”, tha ajo.

3 VITE ME PARE

VD-Rama: Do krijohet Këshilli ndërministror për çështjet europiane

Rama me grupin negociator të Shqipërisë me BE-në: Tregoni
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se do të krijohet Këshilli ndërministror për çështjet europiane. Gjatë konferencës me grupin negociator të Shqipërisë për BE-në, Rama tha se në këtë këshill do të adresohen të gjitha problematikat që hasen gjatë rrugës. 

' Mendoj se është e udhës që ne ti japim jetë një këshilli për cështjet europiane. Duhet të garantojë në vazhdimësi në diskutimin e brendshëm lidhur me qëndrimet dhe me ecurinë e procesit. Ky është një proces që kërkon një thellësi të madhe. Ky këshill do na ndihmojë që do të jetë në përgjithësi i huaj, do të mblidhet në mënyre periodike, sa herë që është e nevojshme e të adresohen problematika të caktuara. Po ashtu, do të mblidhet dhe në raste të caktuara për ndonjë çështje të veçantë që kërkon një konsultim. është një forum i brendshëm për të pasur sensin e ecurisë së gjërave. '- u shpreh Rama. 

3 VITE ME PARE

VD-“Tha njëri s’e gjeta në Google,” Rama për kryenegociatoren e re: Pa njerëz si ajo administrata s’do funksiononte

Rama me grupin negociator të Shqipërisë me BE-në: Tregoni
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se pa njerëz si kryenegociatorja e re e BE-së, administrata nuk do të funksiononte. Gjatë konferencës me grupin e negociatave me BE-në, Rama përmendi një rast kur dikush tha se nuk gjente emrin e Majlinda Dhukës në Google. Mirëpo, kësaj deklarate ai u shpreh se pa njerëz ai Dhuka, administrata nuk do ishte siç është sot. 

'Vendosja e kryenegociatore të re nënvizon ndryshimin e marrëdhënieve mes nesh dhe BE. Mazi bëri një punë të lavdërueshme, diplomatike, duke qenë një krah i rëndësishëm në këtë proces, deri në momentin kur u vendos që negociatat të hapen formalisht. Më bëri përshtypje dikush kur doli emri i kryenegociatores, se ‘s’më doli në gogle’. Ka shumë njerëz në administratën tonë që s’i gjen në gogle por që pa ta nuk do të funksiononte administrata jonë. Janë pjesë e palcës së shtetit.'- u shpreh Rama.

3 VITE ME PARE

VD-Negociatat me BE, Rama-ekipit: Do shkoni përjavë në Bruksel, dua të krijoni përshtypje pozitive

Rama me grupin negociator të Shqipërisë me BE-në: Tregoni
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka këshilluar ekipin e negociatave me Bashkimin Europian. Gjatë një konference për mediat, Rama u bëri të ditur grupit se duhet të jenë aktiv, të shkojnë çdo javë në Bruksel si dhe theksoi se përshtypja që duhet të lënë atje të jetë sa më pozitive. 

' Do garantojmë maksimumin e kordinimit të të gjithë ju në një proces që është sfidues. Posacërisht për adresimin e problematikave të cdo sektori dhe për kordinimin mes sektorëve. Angazhimi për procesin duhet të jetë prioriteti absolut dhe i të gjithë atyre që janë nën varësinë tuaj. Nuk është e tepërt ta përsërisim se në këtë proces intensiteti i punës tuaj rritet eksponencialisht, nuk jemi më në kushtet e intensitetit të deritanishëm. Vizitat tuaja në Bruksel dhe të përfaqësusve janë të përjavshme. Shqipëria duhet të shikohet me respekt në çdo hap.Dua që në Bruskel, skuadra shqiptare të krijojë një përshtypje pozitive dhe dua që të flitet për seriozitetin dhe për këmbënguljen e për cilësinë e punës të skuadrës shqiptare. Pjesën më të madhe tuajën kam pasur mundësi t'i njoh dhe ta shikoj në një progres të caktuar. '- u shpreh Rama. 

edi rama rama 30 korrik 2022

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë