Politike

FOTO- Krah bashkëshortes dhe mbesës, Berisha: Ju përshëndes nga Rugova

Kryedemokrati shkruan se mendja e tij fluturon çdo ditë në këto bjeshkë të cilat i cilëson të bekuara.

30 Korrik 2022, 10:21 Nga A.B
FOTO- Krah bashkëshortes dhe mbesës, Berisha: Ju përshëndes
Sali Berisha

KOSOVË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që fundjavën ta kalojë në Rugovë bashkë me familjen. Kreu i PD-së, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto nga Bjeshkët e Namuna në Rugovë. Ai shfaqet krah të shoqes Liri Berisha dhe mbesës së tij, vajzës së Shkëlzen Berishës. Kryedemokrati shkruan se mendja e tij fluturon çdo ditë në këto bjeshkë të cilat i cilëson të bekuara.

‘Miq, ju përshëndes me këtë foto nga Bjeshkët e bekuara, Rugovë, ku çdo ditë fluturon mendja ime! Sb”, shkruan Berisha.

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane. 

 

sali berisha

Sondazh

Poll